Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë sot në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën politike ka shënuar vetëm fitore. Këto fitore ishin fitore të shqiptarëve, duke arritur nivelin politik, ekonomik dhe përparimin si kurrë më parë, në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
20 vjet BDI, 20 vjet suksese!
Vëlla Ali, urime dhe suksese të mëtejme me partinë lidere të shqiptarëve!
Sot, në Shkup, mora pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së, datë që më bën krenar që isha i pranishëm edhe në themelimin e kësaj partie që ndryshoi historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën politike ka shënuar vetëm fitore. Këto fitore ishin fitore të shqiptarëve, duke arritur nivelin politik, ekonomik dhe përparimin si kurrë më parë, në Maqedoninë e Veriut.
Përgëzime më të sinqerta vëlla Ali për 20 vjetorin e themelimit të BDI-së, gëzuar veprimtarë, aktivistë e veteranë të UÇK-së.
Vazhdoni me suksese, unitet dhe fitore. Sukseset e BDI-së janë sukses i kombit!/arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...