Lladrovci merr pjesë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Finlandës

10:48 | 30 Nëntor 2017
M. A.

Me ftesën e shtetit të Finlandës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke marr pjesë në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës.

Ne festën e rëndësishme të shtetit finlandez po marrin pjesë edhe disa nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”.

Gjatë vizitës në këtë vend, kryetari Lladrovci do të këtë takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve të shtetit finlandez.

Ai do të takohet me kryetarin e Komunës Laukaa, Jaakko Kiiskilä, komunë kjo e cila shtrihet ne qendër të Finlandës, më pas do të takohet edhe me drejtorin e arsimit, Juha Tolonen, udhëheqës të administratës, drejtues dhe profesorë të shkollave finlandeze, po ashtu edhe me trajnerë e ekspertë ndërkombëtarë të kurrikulave. Rëndësi të veçantë gjatë këtyre takimeve do t’i kushtojë fushës së arsimit, si dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Të premten me datën 01.12.2017, kryetari Lladrovci do të merr pjesë në festën e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës, ku edhe do të mbaj një fjalim. Gjithashtu në këtë festë të rëndësishme të shtetit finlandez do të jenë edhe nxënës nga gjimnazi i Drenasit. Ata madje do të jenë pjesë e programit të kësaj feste. Përzgjedhjen e këtyre nxënësve, për të qenë pjesë e programit e kanë profesorët finlandezë, përmes një testi të mbajtur në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kujtojmë që Komuna e Drenasit, përkatësisht gjimnazi “Gjergj Kastioti-Skënderbu” ka bashkëpunim të ngushtë me disa shkolla simotër të shtetit të Finlandës”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme