Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar 100-ditshin e Qeverisë Kurti.
Ai ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit gjatë kësaj kohe.
Lladrovci në Klan Kosova tha se Kurti nuk deshi të qeverisë.
“Kur e kisha në vizitë zotërinë Kurti në Drenas i thashë se nuk më japë kënaqësinë që ta vlerësojë qeverisjen për 100 ditë, për shkak se ai u rrëzua për 50 ditë dhe 50 ditë ai ishte në detyrë. Unë kam thënë që po të isha deputetë do ta votoja Qeverinë Kurti dhe do të i jepja 100 ditë dhe më pas do të reagonim”.
“Zotëri Kurti e rrëzoi vet qeverinë. Unë nuk kam besuar gjithë aq në qeverisjen e Kurtit për shkak që ai nuk ka udhëheq asnjëherë me institucionet, por kam besuar në bashkëqeverisjen e LDK-së Kurti nuk deshi të bashkëqeverisë por të qeverisë vet dhe të tjerët të bëhen argat të tij. Ai shkarkoi nënkryetarin e LDK-së Agim Veliu, dhe aty filloi kriza”.
Kreu i Drenasit shtoi se kryeministri në detyrë në politiken e jashtme ka shkaktuar krizë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në segmentin e jashtëm ai nuk diti të qeverisë, ai shkaktoi një krizë ne qeverinë amerikane. Ai ka pasur probleme me zotërinë Grenell. Ne çdo herë kemi kërkuar që kushdo që është në pushtet të mbajë raporte të mira me Amerikën sepse falë tyre ne jemi të lirë dhe këtu”.
Ai theksoi se qeveria në marrjen e masave anti-Covid e ka shkelur ligjin.
“Tek Pakoja që e kanë bërë e kanë shkelur ligjin dhe nuk arsyetohet shkelja e ligjit pavarëisht qëllimit të mirë. Ata që lavdërohen se kanë qeverisur mirë është e pavërtetë e pasaktë sepse qeveria është rrëzuar dhe nuk mundesh asnjë ligj me miratu”.
Ndër të tjera Ramiz Lladrovci, qeverisja e Albin Kurtit do të mbahet në mend se e ka paraqitur humanitare Serbinë me pranimin e 1 mijë testeve.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...