Lladrovci kërkon të mos ndotet ambienti me ndezje gomash për 1 Maj

19:49 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të mos ndotin ambientin me ndezje zjarri, kryesisht goma me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Lladrovci u ka bërë thirrje po ashtu edhe organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve që të jenë në terren për të respektuar Ligjin, pasi që këto veprime janë të ndaluara me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

“Njëkohësisht me një veprim ndalues të kësaj dukurie të trashëguar nga sistemet e kaluara (komunizmi) mbrohet edhe ambienti ynë ku jetojmë”, thuhet në një njoftim nga Komuna e Drenasit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme