Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar falje ndaj asamblistëve për hyrjen pa paralajmërim në seancën e Kuvendit të Komunës me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç, deri sa ishte duke u zhvilluar seanca e rregullt e mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Më 30 Janar 2018, në vizitë zyrtare, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre, ambasadoren turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ku këtë ditë ishte duke u mbajtur edhe seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës, transmeton Indeksonine.
Pas takimit zyrtar, sipas protokollit, kryetari Lladrovci ka shoqëruar ambasadoren në dalje. Hyrja në mbledhje ishte e paplanifikuar më parë, por kishte për qëllim shprehje respekti ndaj legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës dhe Ambasadores e assesi pengim të punës së Asamblesë, thuhet në komunikatën për media.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...