Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me rastin e paraqitjes së Kadri Veselit para gjykatës së Dhomave të Specializuara, duke cekur se vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë.
Lladrovci ka cekur se “Ushtria më e suksesshme e shekullit të 20-të, e tillë do të mbetet përgjithmonë. Sepse, në themel të kësaj ushtrie ishte përkushtimi shekullor atdhetar, gjaku i bijve e bijave më të shquara të kombit. Andaj, gënjeshtrat e gjithë botës, kurrë nuk mund ta shuajnë të vërtetën, të drejtën tonë për liri dhe çlirim”.
Postimi i tij i plotë:
Miku im Kadri,
Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor.
Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK.
Ushtria më e suksesshme e shekullit të 20-të, e tillë do të mbetet përgjithmonë. Sepse, në themel të kësaj ushtrie ishte përkushtimi shekullor atdhetar, gjaku i bijve e bijave më të shquara të kombit. Andaj, gënjeshtrat e gjithë botës, kurrë nuk mund ta shuajnë të vërtetën, të drejtën tonë për liri dhe çlirim.
Shoku im Kadri,
Ti je personalitet i fitoreve, këtë e dinë të gjithë ata që të njohin. Sepse vetëm fitorja për ty është opsion. Prandaj, edhe nga kjo sfidë, bashkë me të tjerët, do të jesh fitimtar e faqebardhë. Të mirëpresim sa më parë, si çdo herë, faqebardhë!
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet