Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar dy vjetorin e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke i quajtur “themeluesit dhe prijësit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit tonë”.
Lladrovci ka shkruar se „Çlirimtarët tanë janë padrejtësisht në Hagë qe dy vjet, ata po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe të gjithë neve. Besojmë fort se pafajësia e tyre do të dëshmohet, ashtu siç u dëshmua se liria dhe çlirimi i Kosovës ishte rruga jonë e vetme”.
Postimi i Lladrovcit në Instagram:
Dy vjet nga vendimi i Dhomave të Specializuara për t’i marrë në Hagë, themeluesit dhe prijësit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit tonë, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën.
UÇK ka qenë dhe është e arritura më e madhe për çlirim dhe lirinë e Kosovës, Republika e Kosovës është kurorëzim i përkushtimit atdhetar shekullor dhe kontributi i tyre ishte vendimtar në historinë tonë të re.
Çlirimtarët tanë janë padrejtësisht në Hagë qe dy vjet, ata po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe të gjithë neve. Besojmë fort se pafajësia e tyre do të dëshmohet, ashtu siç u dëshmua se liria dhe çlirimi i Kosovës ishte rruga jonë e vetme.
Ju presim fitimtar, siç i fituat të gjitha betejat, Hashim, Kadri, Jakup, Rexhë!/arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...