Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar për një bisedë që thotë se e ka pasur me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Lladrovci në “Debat Plus” tregon se biseda ka qenë e rastësishme dhe e paplanifikuar.
“Erdhi në zyre Abelard Tahiri, atë çast mori në telefon z. Thaçi dhe i treguan që janë në zyrë te unë. “Ma kalo në telefon” iu tha Thaçi. “Si je kryetar, a je mirë”. “Si je President, a je mirë, si e ke shëndetin”. “Po qëndrojmë fuqishëm jena kështu, jen ashtu’. ‘Si e ke punën, e kështu”. “Tha je i pathyeshëm, vazhdo fitojini zgjedhjet”, tregon Lladrovci disa fjalë që ka shkëmbyer me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Lladrovi tregon se Thaçi në bisedë e sipër ja ka kaluar edhe Rexhep Selimin në telefon.
“Gjatë bisedës tha po ta kaloj edhe dikënd. Unë duke menduar se po ma kalon Kadri Veselin, ai i kishte thënë zotit Rexhep Selimi, merre kryetarin. Unë tu mendu se po flas me Veselin i thashë si je kryetar, Selimi ma bëri “kadal o Ramiz se Rexha jam”, edhe duke qeshur Rexha e duke folë. Edhe ne folëm, pyetëm dhe i urova që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë sepse i duhen Kosovës”, rrëfen tutje Hashim Thaçi./Telegrafi
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj