Kryetari i Drenasit, njëherësh anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke u thënë se janë për keqardhje dhe mjerana. Këto qëndrime i ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
Drenasi dhe Drenica, ia ka hapur rrugën zhvillimeve historike. Atë histori e kemi trashëguar deri sot, si besim dhe sakrificë ndaj atdheut, ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike.
Fushatat zgjedhore janë munduar ta njollosin edhe Drenicën edhe Drenasin, personalitetet e shquara të historisë tonë të re. Pas kalimit të fushatës, sërish “normalizohet” gjendja dhe ata që njollosin shiten sikur asgjë s’ka ndodhë.
Për keqardhje, madje mjerane janë parullat demagogjike të Vetëvendosjes, të thëna dje në Drenas.
Nuk dua të polemizoj me këtë lëvizje, aq më pak me krerët e saj ngase, qytetari ua ka treguar vendin, në veçanti “drenicasit” që këtu përpiqet të vetmashtrohet për dofarë fitoresh, sepse, në 17 vendvotime mori 0 (zero) vota.
Jo ai, por as Albini e as Drenori i përhumbur e as partitë tjera krejt së bashk, përballë Partisë Demokratike nuk do të kenë sukses as gjasa, sepse fryma e lirisë dhe orientimi ynë euro-atlantik është i pakthyeshëm dhe ne kësaj rruge kurrë nuk i ndahemi, me asnjë çmim.
I rekomandoj Kurtit e sejmenëve të të tij, të merren me kiflet në Prishtinë, të mos i degradojnë edhe ato në vetkifle!’.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...