Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rifilluar polemikat me ish-bashkëpartiakun e tij, Jakup Krasniqi.
Përmes një statusi në Facebook, Lladrovci e ka quajtur Krasniqin jo më të madh se një ‘mësues fshati’.
Reagimi i të parit të Drenasit erdhi pas deklaratave të Jakup Krasniqit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, lidhur me marrëdhëniet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me heroin Adem Jashari.
Këto deklarata sipas Lladrovcit, po i prishin qetësinë edhe heronjve.
“ Edhe heronjve tonë të pavdekshëm po ua prish qetësinë. Për egon tënde. Ti Jakup nuk ke qenë për ato punë që pretendon. Nuk e ke as me meritë. Mësues fshati e kishe vendin, ashtu siç të vlerësuan të pavdekshmit e kombit që tash janë në libra historie. Ti gabon rëndë me vlerësime për emrat që i përmend. Ti ke dëshirë të flasësh për tema të mëdha. Edhe kur flet për Adem Jasharin, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ti do me u dukë i madh sa ata. Problem Jakup”, shkroi Lladrovci.
Ai po ashtu e quajti Krasniqin një person që nuk e dëshiron unitetin.
“Ta ka treguar komuna e Drenasit vendin disa herë, ty e vëllait tënd. Le politikën. Nuk ke kohë të korrigjohesh. Tashmë je vetëm duke rikënduar këngët që të gjithë i dinë nga ti, përçarjen dhe mosmirënjohjen . Ktheu te kosa e mos u korit”, përfundoi Lladrovci.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?