Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka propozuar postin e Drejtorit të Urbanizmit, asamblistit Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kundërkandidat i Lladrovcit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Drenori, duke thënë se ky është vetëm një propozim dhe se do e diskutojë nëse do ta pranojë apo jo.
Duke folur për këtë propozim, ai tregon se në fillim kishte menduar se Lladrovci ishte duke bërë shaka, por më vonë e ka kuptuar se ai e kishte seriozisht.
“Sot mbajtëm mbledhjen e Kuvendit, ku diskutuam rreth raportit të vitit të kaluar. Unë isha aty që paraqita vërejtje të mëdha rreth drejtorisë së Arsimit dhe të Urbanizmit, pasi kisha vërejtur defekte të mëdha. Vërehej se kryetari ka filluar t’i bëjë disa ndryshime dhe në këtë aspekt ai më tha që po të ofrojë Drejtorinë e Urbanizmit dhe unë e mora si në formë të humorit, sepse s’ka pasur kurrfarë bisede në formë më të gjatë. Unë i thash që jam në gjendje të të ndihmojë. Megjithatë nuk ka marrëveshje konkrete rreth kësaj pune, por thjesht janë muhabete dhe llafe të shpejta, por mua mu duk interesant se drejtori i tanishëm i Urbanizmit sikur ofroi dorëheqje. Thjesht u bënë hapat, pra u hapën rrugët për këtë diskutim. Unë i kërkova kryetarit që nesër të ulemi të diskutojmë për këtë çështje, jo sot”, tha Drenori për Indeksonline.
I pyetur se si e priti këtë propozim dhe pse do e pranonte një gjë të tillë, Drenori tha se ai do t’i hynte kësaj pune vetëm që të ç’kap këtë drejtori nga grupet kriminale.
“Është vetëm një fakt që mua më shtyn t’i hyjë kësaj aventure sepse është afat i shkurtër, që të ç’kap këtë drejtori prej grupeve kriminale qoftë me leje drejtimore, apo në çështje tjera. Janë këto argumente që do t’i diskutoj sot me ekipin tim dhe do të ulemi nesër t’i negociojmë me kryetarin. Përndryshe nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim dhe nuk e kemi në plan të ngutemi”, ka shtuar ai.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë