Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas raportimeve për një skandal të madh financiar në Slloveni, që dushohet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook shkruan se me shqetësim e ka kuptuar se miku i tij, Berishaj ka bërë një ndërmjetësim financiar, ndërmjetësim sa i pabesueshëm, aq i dëmshëm.
Ai shkruan se e njeh Berishajn që nga rinia e hershme dhe në proceset e rëndësishme për vendin dhe kombin. E njoha në dritën më të mirë, shkruan arbresh.info.
“Dy fjalë për Martinin…. Me shqetësim mora vesh nga portalet se miku im Martin Berishaj ka bërë një ndërmjetësim financiar, ndërmjetësim sa i pabesueshëm, aq i dëmshëm. E njoha nga rinia ime e hershme, në rrethet më të vendosura e më kontribuuese për çlirim, ishte me plotë besim dhe përkushtim për çështjen kombëtare. Ishte pjesë e shumë proceseve pozitive dhe me peshë për luftimin e okupatorit, nga ilegaliteti i hershëm e deri në luftën tonë çlirimtare dhe shtetndërtimin”, shkruan Lladrovci.
Sipas tij, nëse janë të vërteta raportime dhe pretendimet për përfshirjen e tij në këtë skandal, kjo do jetë një goditje për të gjithë.
“E tërë kjo, nëse është e vërtetë, është goditje për të gjithë neve. Është tronditëse. I besuam Martinit dhe e çmuam, si malësor të fjalës e përkushtimit atdhetar, si intelektual dhe kontribuues të madh për shkencën dhe çështjen kombëtare”. Uroj sa më shpejtë të dalë në shesh e vërteta!”, shkruan ai.
Ndryshe, dyshohet se në një skandal të madh financiar në Slloveni është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili jeton që një kohë të gjatë në Slloveni, është quajtur nga mediat sllovene si “mushka financiare”, pasi që ai dyshohet se është përfshirë në një skandal qindra mijëra euro së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë, Robert Golob.
Në këtë aferë financiare, e cila po hetohet nën dyshimet se ka të bëjë me shpëlarje parash, ambasadori i Kosovës është i dyshuar për bartjen e rreth 600 mijë eurove CASH nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...