Lladrovci i ashpër: Kryetarët e komunave s’duhet të hyjnë në lista për zgjedhjet e 9 shkurtit

23:21 | 4 Dhjetor 2024
E.G

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka konfirmuar se nuk do të jetë në garë për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lladrovci tha se asnjë nga kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja nuk do të jenë në garë për deputetë, pasi tha se arritën që ta bindin kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.

“Me ne, kryetarët e komunave të PDK-së, kemi mbërri ta bindim se është gabim që t’i futë në listë kryetarët e komunave. Deri sot, kam informacione që asnjë kryetar komune nga PDK nuk do të hyjë në listë”.

“Gabim është sepse unë po e mashtrojë qytetarin me dalë me ia marrë votën, kurse unë i mora apo jo votat, kthehem prapë kryetar komune. Unë i kam thënë se është një kusht që në qoftë se ti mendon që unë sjelli vota më shumë sesa kur bëjë fushatë, atëherë unë duhet të japë dorëheqje prej komunës”, tha Lladrovci në Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme