Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një shkrim në rrjetin social, i ka uruar mirëseardhje presidentit Hashim Thaçi pas intervistave katër ditore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Lladrovci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Thaçi është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve.
”Presidenti ynë, Hashim Thaçi, është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, çlirimtarët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës, janë ajo mburojë e vijë qëndrese nacionale, ai dinjitet yni dhe boshti kurrizor i krenarisë, për të luftuar rrezikun serioz që na kanosej nga gjenocidi”, ka shkruar Lladrovci.
Tutje ai e ka renditur UÇK’në me shumë vlera, pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke theksuar se një popull që mbron veten nga gjenocidi dhe asgjësimi, nuk mund të ketë në gjirin e vet as ide, as ideatorë e as ekzekutues të krimeve. Ata janë tjetërkund, jo në mesin tonë.
Më poshtë postimi i i plotë i Lladrovcit:
Mirë se vjen President Thaçi!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, është krijuar nga rrethanat detyruese për ne, për t’u mbrojtur, ngase paguanim llogaritë e diplomacisë ndërkombëtare shumë vjet para Kongresit të Berlinit, e në veçanti pas tij, deri në Rambuje, mbetet ushtria jonë më e lavdishme pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Presidenti ynë, Hashim Thaçi, është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, çlirimtarët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës, janë ajo mburojë e vijë qëndrese nacionale, ai dinjitet yni dhe boshti kurrizor i krenarisë, për të luftuar rrezikun serioz që na kanosej nga gjenocidi.
Presidenti Thaçi, e çoi përpara dhe kondensoi tërë përkushtimin atdhetar të dhjetëra gjeneratave për liri, të mijëra shokëve dëshmorë, të lotëve shekullor të derdhur në familjet tona, andaj, ai kurrë nuk është vetëm.
Një popull që mbron veten nga gjenocidi dhe asgjësimi, nuk mund të ketë në gjirin e vet as ide, as ideatorë e as ekzekutues të krimeve. Ata janë tjetërkund, jo në mesin tonë.
Mirë se vjen President Thaçi!
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën