Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar sot bizneset që të behën pjesë e Barkut të Biznesit në Drenas. Ai në një status në Facebook ka thënë se ky Park ofron garanci të plotë për punë dhe veprimtari me interes dhe punësimin e qytetarëve të Drenasit.
Ky është status i plotë i Lladrovcit:
Sot, pata kënaqësinë që në Parkun e biznesit në Drenas, së bashku me ministren në largim, Znj. Hikmete Bajramin, të marrë pjesë në Panairin e 15 partnerëve të Kompanisë M- Sora, me rastin e 10-vjetorit të aktivitetit të saj.
E urova Kompaninë M Sora, në këtë përvjetor jubilar, me urimet më të sinqerta që biznesi i tyre të shtohet dhe rritet. Sigurisht që të gjitha ato biznese që morën pjesë në Panair, i ftova të vijnë në Parkun e ri të biznesit, duke ju ofruar garanci të plotë për punë dhe veprimtari me interes për ta dhe punësimin e qytetarëve të Drenasit.
Para medieve të pranishme, mysafirëve dhe pjesëmarrësve të shumtë në panairin që për herë të parë M Sora e organizoi me 15 partnerët e saj botëror, theksova se jemi të përcaktuar për ekonominë prodhuese, jo konsumuese, vizionit të Kryeministrit të ardhshëm, Z. Kadri Veseli./Arbresh.info/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...