Rasti i bërë publik nga mbrëmë në media lidhur me dyshimin për abuzimin e një të miture 16 vjeçare nga një profesor në komunën e Drenasit, ka ngritur shqetësime në këtë komunë.
Kjo është dhe arsyeja pse kryetari i komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci ka thirrur një konferencë urgjente për media. Në këtë konferencë Lladrovci ka thënë se kjo çështje e ka shqetësuar tej mase.
“Kemi mësuar Sh.Gj me iniciale është i njoftuar për publikun. Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësimdhënësin. Ndaj të njëjtit do të bëhet edhe masa disiplinore. Komuna e Drenasit pas njoftimit të Policisë se një mësimdhënësi me datën 19.09.2017 ka abuzuar më një të mitur atëherë në ne e kemi pezulluar mësimdhënësin me të marr informacionin. Ne kemi marr masa dhe i kemi shkruar Prokurorisë së Shtetit, sepse edhe atëherë kemi thënë se s’janë zhvilluar hetimet siç duhet, dhe pas pak kohe ky hetim është mbyll, ku ne jemi detyruar ta kthejmë mësimdhënësin në punë. Atëherë kam thënë se me siguri e kanë detyruar viktimën ta tërheq akuzën dhe tash po del të jetë e vërtetë”, ka thënë ai.
Lladrovci ka thënë se kanë menduar që mësimdhënësin ta transferojnë në shkolla të tjera.
“Neve na kanë detyruar me e kthyer mësimdhënësin pasi që janë mbyllur hetimet, dhe ne jemi detyruar ta kthejmë në punë. Atëherë ne kemi menduar që mësimdhënësin ta transferojmë në shkolla tjera. Sot kemi marr një njoftim nga Drejtoria e Shkollave dhe menjëherë kemi reaguar dhe e kemi pezulluar punën e tij. Ne inkurajojmë drejtësinë që të merret me këtë rast dhe të gjykohet sipas ligjeve të Kosovës. Ne besojmë se ka raste abuzive por që i keqpërdorin zyrtarët e tjerë dhe vije deri të kjo situatë që është për keqardhje. Momentalisht edhe nxënësja edhe mësuesi gjenden në të njëjtën shkollë. Kam besuar që në fillim nxënësen e kanë detyruar në atë kohë ta heqin padinë dhe akuzën dhe tash po del që ka qenë e vërtetë. Pasi që po del që zyrtari policor që është publikuar sot ka pasur lidhje më pezullimin e atyre hetimeve në atë kohë””, është shprehur ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2083482708403877/
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s