Ekziston një unitet absolut në qeveri se konflikti i ngrirë në Kosovë nuk është në interesin e Serbisë, se koha në këtë rast nuk është aleati ynë dhe se Serbia duhet të luajë një rol aktiv në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë të problemit, në vend që të presim që lejlekët ta kthejë Kosovën në sistemin kushtetues dhe ligjor të Serbisë.
Kështu tha ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajia.
Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Blic”, ai tha se nuk do të marrë pjesë në seancën e asamblesë, në të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të paraqesë një raport mbi Kosovën sepse ai do të diskutojë me homologun e tij Mirko Sharoviq në Sarajevë siç tha “dëmin që ka shkaktuar taksa e Kosovës për ekonominë e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, transmeton Klan Kosova.
Nga nëntori i vitit të shkuar autoritetet kosovare kanë vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia./klankosova.tv
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...