Liverpool – Barcelona – Coutinho, lajmi i fundit është shumë i rëndësishëm

16:52 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Liverpool nuk e ka ndërmend që të lëshojë ‘pe’ sa i përket largimit të Phelippe Coutinhos, raporton ‘Liverpool Echo’ e përcjellë arbresh.info.

Barcelona ka dërguar katër oferta te klubi nga ‘Anfild Road’ e të cilat janë refuzuar nga Liverpool.

Klubi anglez është i bindur se do ta mbajë yllin e saj në skuadër pavarësisht ardhjeve të reja.

Braziliani është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona, ku oferta e fundit pretendohet se është rreth 160 milionë euro. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme