Google ADS

🔴LIVE| Përfaqësuesit e veteranëve hyjnë në takim me kryeministrin Kurti

09:03 | 17 Qershor 2022
arbresh.info

Ka filluar takimi i kryeministrit, Albin Kurti, me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim, janë të pranishëm edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Financa, Armend Muja.

Një ditë më parë, veteranët e UÇK-së protestuan për rreth tetë orë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.

Ata duan tërheqjen e këtij ligji dhe përfshirjen e pensioneve të tyre në lartësinë e njejtë të pagës minimale.

Protesta e tyre përfundoi kur Kuvendi ndërpreu punimet e seancës, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojnë me bllokime deri të gjendet një zgjidhje për veteranët e UÇK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

TĂ« ngjashme