Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se edhe 10 viktima të pretenduara janë paraqitur në procesin që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
ZPS-ja bën të ditur se pesë nga dhjetë aplikimet janë të paplota ndërsa ka rekomanduar që paneli të pranojë tre aplikantë si viktima të pretenduara pjesëmarrëse në procedurë dhe të refuzojë shtatë aplikime.
“Sipas Urdhrit të Mbrojtjes së Viktimave pesë nga dhjetë aplikacionet e paraqitura në raporte janë të paplota, 6 Për sa i përket pranueshmërisë. Rekomandohet që Paneli t’i pranojë tre aplikantë si viktima pjesëmarrëse në procedurë dhe t’i anulojë shtatë aplikantë si viktima pjesëmarrëse në procedurë”, thuhet në njoftim ndër të tjera.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...