Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “megaskandali Ramagate” publikimin e rrogave të qytetarëve.
Berisha ka theksuar se kjo rrjedhje e informacioneve private do të shkaktojë probleme në bizneset shqiptare, por edhe në familje.
Madje sipas Berishës do të ketë edhe divorce.
“Megaskandali Ramagate shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua shëmbëllen një ndërtesë të cilën zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme, u kthye në fund vodhën trarë dhe tjegulla dhe e kanë lënë atë në natyrë. Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë databazën e tij dixhital e vë në dispozicion të krimit, duke terrorizuar çdo qytetar me këtë akt”, shkruan ai.
“Të gjithë janë punonjës, asnjë nuk e publikon rrogën e tij. Secili e mban atë në privatësi. Kjo u bë sepse Rama donte të zëvendësonte hajdutin ministër dhe Kryeministër me hajdutin universal.
Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutueshme”, tha ai, raporton abcnews.al.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...