Google ADS

Listat e natës!

09:37 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Partitë politike kanë pritur minutat e fundit të afatit ligjor, përkatësisht pak para orës 24:00 të së premtes, që t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ. Për shkak të koalicioneve parazgjedhore shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë, duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla, të cilat pritet t’u kushtojnë shtrenjtë subjekteve politike. Në mungesë të koalicionit vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e favorizuar në përpilimin e listës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nëse për asgjë tjetër, zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të mbahen mend si zgjedhjet e koalicioneve të mëdha dhe të cilat u kanë shkaktuar më së shumti kokëçarje partive politike.

Koalicionet e bëra në ditën e fundit të afatit ligjor, nga dy të dy blloqet, atij “të luftës” dhe “të paqes”, kanë bërë që listat e kandidatëve për deputet të partive politike të përgjysmohen, duke nxitur kështu një luftë të pakompromis brendapartiak mes individëve dhe klaneve të ndryshme.

Hiç Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka dorëzuar listën 24 orë para afatit përfundimtarë, PDK-ja, LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe “Nisma për Kosovën”, kanë zhvilluar negociata intensive deri në minutat e fundit brenda strukturave partiake, duke bërë “eliminimin” e disa kandidatëve dhe “përzgjedhjen” e disa të tjerëve.

Si rrjedhojë, shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla të cilat pritet të ju kushtojnë jo pak disa partive. E arsyet për secilin prej tyre dallojnë.

Derisa disa janë tërhequr vet nga kandidatura për deputet, disa të tjerë janë eliminuar nga partitë e tyre për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të cilat ata i kanë pasur në legjislaturën e kaluar.

E në fund, ka pasur edhe të tillë që për interesa të partisë janë bërë edhe “Kurbanë”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme