Mediat serbe vazhdon propagandën kundër Kosovës pas konfliktit që u ndez midis dy vendeve për shkak të pengimit të Kosovës nga serbia për t’u anëtarësuar në INTERPOL dhe kundërpërgjigjes nga pala kosovare me taksa 1005 mbi mallrat serbe.
Gazeta beogradase “Novosti” shkruan sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë. Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në vendkalimet, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin nga vendkalimet kufitare.
Në listë janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat, Ivica Daçiq, Nebojsha Stefanoviq, Rasim Lajiq, Zoran Mihajloviq dhe Aleksandar Vulin; përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë: Presidentja Maja Gojkoviq dhe zëvendësit Verolub Arsiq, Vladimir Marinkoviq, Gjorgje Miliçeviq, Verica Radeta dhe Gordana Çomiq si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliq Preliq, katër gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj Dragomir Milojeviq, dhe disa sekretarë shtetërorë, ndihmës ministra …”
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...