Lista Serbe: Veprimet tona në bashkëpunim me Beogradin

11:00 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesit serbë, të zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në seancën konstituive, që do të mbahet nesër, kështu ka deklaruar Igor Simiq,përfaqësues i Listës Serbe, njëherit deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo çfarë presim është se do të bëhet verifikimi i mandateve dhe për hapa të mëtejmë do të sqarojmë kur të bëhet i ditur emri i mandatarit të qeverisë”, dekalroi Simiq.

Veç tjerash ai theksoi se nuk dëshiron të merret me spekulime se kush do të jetë mandatari i qeverisë, por di se Lista Serbe të gjitha veprimet politike do t’i bëjë në koordinim me Beogradin zyrtar.

Ndërkaq në pyetjen se mos do të përsëriteshin zgjedhjet, i zgjedhuri për deputet nga radhët e Listë serbe, Igor Simiq, dekaroi se ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve të reja, por që do të ishte e pandershme të futemi sërish në garë për zgjedhje të reja, transmeton RTK.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Vuçiqit për dialog të brendshëm brenda Serbisë për Kosovën, deputeti i Listës Serbe e konsideron si hap të guximshëm shtetëror i ndërmarrë nga kryetari serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është hera e parë që një kryetar shteti të kërkojë të zgjidhë problemet e tilla, jo për atë se çfarë populli serb nuk do, por çfarë do”, vlerësoi Simiq, përfaqësuesi i Listës Serbe, në Parlamentin e Kosovës.

“Derisa shqiptarët me dekada kanë luftuar për realizimin e qëllimeve të tyre dhe ne do të përpiqemni të realizojmë synimet tona”, theksoi ndër të tjera Igor Simiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme