Google ADS

Lista serbe: Vendimet tona në konsultim me Beogradin

11:15 | 7 Shtator 2017
M. A.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë arritur edhe deputetët e Listës Serbe.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, ka theksuar se nuk do të pengojnë arritjen e formimit të institucioneve udhëheqëse në Kosovë.

Sipas tij çdo vendim i tyre do të jetë në konsultim me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu ai ka shtuar se nevojitet konsultim shtesë lidhur me të parët e institucioneve udhëheqëse në shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme