Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se partia e tij kurrë nuk do ta pranojë procesin zgjedhor të 23 prillit në komunat me shumicë serbe.
Ai, në një konferencë për media që mbajti menjëherë pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se nuk është e vërtet se në këto zgjedhje kanë dal 11 për qind e qytetarëve, raporton Arbresh.info.
“Kurrë nuk do ta pranojmë procesin zgjedhor, sepse në një numër kaq të vogël që kanë dalur për të votuar dhe të pranohen është apsurde. Thanë që kanë dale 11 për qind, jo nuk është e vërtetë, kanë dalur 11 serbë nga 43 mijë e sa janë votues”, u shpreh Simiq.
Përveç banorëve serbë, sipas tij, në zgjedhjet e 23 prillit në veri nuk kanë dal as votuesit shqiptarë.
“Edhe vetë votuesit shqiptarë nuk kanë dalur, mua për veti do më kishte ardhur marre po ta pranoja atë pozitë me aq votues”, tha ai.
Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha se nuk e ka parë vendosjen e flamurit të Kosovës në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës Veriore, por tha se flamujt janë vendosur gjithandej.
“Nuk e kam parë vendosjen e flamurit të Kosovës në objekt të Komunës, por mund të shihni edhe këndej flamuj të shumtë që janë vendosur këndej. Do ta ruajmë paqen e Albin Kurtit”, tha ai para mediave” u shpreh.
Ndryshe, sot rreth orës 11:00 u bë betimi i kryetarit të ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Ai u bë kryetari i parë që u betimin, nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Erden Atiq merr detyrën si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut – Arbresh.info
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...