Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

07:23 | 5 Shtator 2019
M. A.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi dje se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme