Google ADS

Lista Serbe shpall tre ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë

09:14 | 26 Shtator 2023
E.H

Tre ditë zie janë shpallur nga Lista Serbe me rastin e vrasjes së terroristëve serb në Banjskë të Zveçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, LS njofton se në datat 26, 27 dhe 28, “në viset serbe në territorin e Kosovës” do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese dhe se flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova, familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme