Qeveria është duke e pritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeveri dhe në Kuvend për t’i filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të vendit, ndërsa subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni të cilin e konsiderojnë si projekt për defunksionalizimin e shtetit.
Opozitarët thonë se Asociacioni mund të themelohet vetëm si organizatë joqeveritare dhe pa ndonjë kompetencë ekzekutive, në të kundërtën thonë se do të kundërshtojnë fuqishëm jetësimin e këtij projekti.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Zyra e kryeministrit vazhdimisht është në kontakte me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe se janë në pritje të kthimit të këtij subjekti në institucione për të filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit.
“Ne po bisedojmë me përfaqësues të niveleve të ndryshme të Listës Serbe në vazhdimësi. Ne presim që Lista Serbe të kthehet në mënyrë që të fillojmë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Gecaj, duke shpresuar që ky subjekt politik të kthehet sa më shpejt në institucione
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...