Lista Serbe ka reaguar ndaj lajmit për fillimin e ndërtimit të një stacioni policor në Zubin Potok.
Lista serbe përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok ka nxitur pakënaqësi tek komuniteti serb.
Sipas kësaj partie një vendim i tillë “synon të krijojë tensione dhe përshkallëzim të situatës në veri, duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për de-eskalim dhe themelim të Asociacionit”.
Lista serbe ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ta “përmbajnë” Kurtin dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës në terren.
“Veriu i Kosovës me ndërtimin e bazave parapolicore nga Prishtina, më shumë ngjan me burg të hapur ose Kore të Veriut, se sa fshatra dhe qytete evropiane. Presioni institucional që Kurti po ushtron ndaj qytetarëve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve është jashtë çdo mase dhe ata duhet të veprojnë urgjentisht. Kërkojmë reagimin edhe të Eulex-it dhe KFOR-it, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve, por besojmë të vetëdijshëm se kjo lëvizje nuk është hap në drejtimin e duhur në kuptimin e de-përshkallëzimit të situatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë