Google ADS

Lista Serbe nuk lëshon pe për Ushtrinë

16:29 | 1 Prill 2017
Arbresh.info

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq e ka përsëritur edhe një herë se nuk do ta votojnë ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ai ka thënë se nuk do të bien në asnjë presion të presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se nuk do ta shesin besimin ndaj serbëve për një darkë, transmeton lajmi.net

“Lista Serbe është një brez me përfaqësues të ri politik. Kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së në Ushtri ne nuk do të biem pre e asnjë presioni apo mekanizmi tjetër. Lisat Serbe nuk do të votojë për këtë ligj”, ka thënë Simiq për ‘Blicin’ e Serbisë.

“Për strukturat tjera politike serbe ne nuk mund të garantojmë, por ne u bëjmë thirrje publikisht atyre që shesin interesim për një darkë,që të mos e bëjnë këtë”, është shprehur Simiq.

I pyetur nëse do të mbështeste ligjin për Ushtrinë e Kosovës në pako me Asociacionin ai është përgjigjur negativisht.

“Asociacioni është në pronësi të serbëve që jetojnë në Kosovë, kjo është shumë e rëndësishme për institucionet tona gjë e cila është e përcaktuar me marrëveshjet në Bruksel”, ka shtuar kreu i Listës Serbe.

Ky reagim vjen pas deklaratave të Hashim Thaçi se nëse Lista Serbe nuk e përkrah këtë transformim, atëherë Ushtria do të bëhet pa ndryshime kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme