Google ADS

Lista Serbe nuk e mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri

14:02 | 8 Mars 2017
M. A.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, deklaroi të mërkurën se asnjë nga deputetët e Listës Serbe nuk është kthyer në Kuvendin e Kosovës dhe se nuk do të mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Jevtiq në një deklaratë për gazetarë në Prishtinë tha se askush nga deputetët serbë nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa lëvizjet politike nga Serbia qendrore, me pohime të kundërta, tregojnë se asgjë nuk dinë as për serbët dhe as për situatën politike në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme