Lista Serbe: Nuk e lejojmë krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe nuk merremi me Demarkacionin

21:46 | 4 Qershor 2017
M. A.

Në një tubim parazgjedhor të Listës Serbe i cili u mbajt në Gorazhdec u tha se qëllimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit është të fitohen 10 vende për t’i ruajtur interesat e Serbisë në Kosovë.

Asistenti i drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq tha se të gjithë serbët duhet të votojnë në mënyrë unike për Listën Serbe pasi këta të fundit nuk e tradhtojnë shtetin e Serbisë.

“Lista Serbe është e vetmja e cila e ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe liderit të saj, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Petkoviq, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe nuk do të marrin pjesë në diskutimet rreth demarkacionit me Malin e Zi.

“Lista Serbe do të luftojnë për themelimin e asociacionit të komunave serbe. Përfaqësuesit e politikanëve shqiptarë janë ata që duan ta ndajnë popullin serb”, ka theksuar Petkoviq.

Edhe kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq deklaroi se kanë mbështetjen e Serbisë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme