Google ADS

“Lista Serbe nuk duhet të votojë për Demarkacionin”

15:45 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Lista Serbe nuk duhet të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. Askush nuk e ka autorizuar atë që ajo të merret tamam me çështje shtetërore”.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Trajkoviq thotë se “hyrja e Listës Serbe  në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si vend kufitar  me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi.”

Ajo theksoi më tej se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të marrin një vendim të tillë, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme