Njoftim për listën serbe
Lista Serbe mirëpret dhe mbështet ftesën e zyrtarëve amerikanë në Prishtinë për të sjellë prokurorinë dhe policinë e Kosovës për të shpejtuar hetimin dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së, Oliver Ivanoviçit. Ne i ftojmë institucionet e Prishtinës të paraqesin para publikut provat që po ju mungojnë, meqënëse Prokurorët kanë përsëritur vazhdimisht që nuk kanë prova, përcjell portali arbresh.info
Zyra e Prokurorisë, së Kosovës, e cila, në vend që të paraqiste prova për fajin e dikujt pas gati dy vitesh, për këtë rast, në bashkëpunim me policinë dhe qendrat e caktuara të pushtetit, krijoi një spektakël dhe mjedis të kontrolluar politik për të ndjekur politikën anti-serbe dhe përndjekjen e serbëve.
Nëse prokuroria dhe policia e injorojnë këtë ftesë të Ambasadës së SHBA, ky gjest edhe një herë do të konfirmojë që ata janë nën presion politik për të trembur dhe dëbuar serbët, dhe jo për të synuar zgjidhjen e këtij krimi të rëndë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...