Lista Serbe ka reaguar pas raportimeve se mund të hapet ura e Ibrit për qarkullin të automjeteve në Mitrovicë.
Sipas LS, hapja e urës është e panevojshme dhe e papranueshme e që sipas tyre, kjo është një lëvizje që synon destabilizim të situatës.
“Në të njëjtën kohë, kjo do të ishte një lëvizje tjetër e njëanshme që asnjë serb në veri të Mitrovicës nuk do ta mbështeste, kështu që do të nxiste edhe më shumë tensionet dhe do të krijonte situata për vazhdimin e sulmeve të motivuara etnike ndaj serbëve”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Ata i kanë bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesve të BE-së që të ndalojnë Kurtin, për sic pretendojnë ata, shkaktimin e krizave të tjera.
“I bëjmë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesve të Brukselit që ta parandalojnë Kurtin që të shkaktojë një krizë tjetër dhe të pengojnë planin e tij për të dëbuar serbët nga Kosova. Ju ftojmë për një reagim të menjëhershëm dhe për t’i treguar publikisht regjimit në Prishtinë se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës veçanërisht në Mitrovicë”, thuhet mes tjerash në reagim.
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se hapja e Urës së Ibrit duhet të mbëhet në kuadër të dialogut në Bruksel./Arbresh.info
Lexo edhe:
BE: Vendimi për hapjen e urës së Ibrit të merret në kuadër të dialogut
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...