Serbia, duke synuar që “Zajednica” të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor, tani është duke bërë trysni mbi deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës që të kërkojnë sa më shumë favore për AKS-në, duke përfshirë edhe Universitetin serb të Prishtinës që funksionon në Mitrovicë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë serbë në institucionet e Kosovës janë kthyer pas një bojkoti gati 6-mujor, jo vetëm për t’i ruajtur mandatet, por edhe me qëllimin që të jenë prezentë dhe aty afër kur të nisë hartimi i Statutit të BKS-së, me çka praktikisht edhe formohet Bashkësia e Komunave Serbe, e njohur në Serbi si “Zajednica Srpskih Opstina”.
Që prej përfundimit të luftës, si dhe 8 vjet pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, arsimi dhe shëndetësia në mjediset serbe zhvillohet me sistemin e Republikës së Serbisë. Në këto dy fusha shteti i Kosovës nuk ka funksionuar fare në mjediset serbe, përkundrazi Qeveria e Kosovës ka financuar nga buxheti i vet arsimin dhe shëndetësinë serbe në Kosovë, duke siguruar paga për punëtorët serbë në arsim dhe në shëndetësi, të cilët paguhen edhe nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Serbia, duke synuar që “Zajednica” të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor, tani është duke bërë trysni mbi deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës që të kërkojnë sa më shumë favore për AKS-në, duke përfshirë edhe Universitetin serb të Prishtinës që funksion në Mitrovicë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...