Google ADS

Lista Serbe këmbëngulëse për formimin e Asociacionit: Vetëm sipas marrëveshjes!

19:12 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, dhe ky është mesazhi që përfaqësuesit e Listës Serbe po përcjellin gjithandej.

Kështu ka thënë kryetari të Mitrovicës Veriore Goran Rakiq.

Ai është shprehur para delegatëve austriake dhe gjermane se AKS-ja duhet të formohet ashtu siç është nënshkruar dhe jo me ndryshimet që i pretendon Prishtina, transmeton lajmi.net.

Rakiq u tha gazetarëve në Mitrovicë, se përfaqësuesit e Listës Serbe ditët e mëparshme ka pasur diskutime me partitë kryesore politike të Austrisë dhe Gjermanisë, dhe se kërkesë e tyre për formimin e AKS-së ka qenë se duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme