Lista Serbe i ka reaguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pasi ajo tha se ky subjekt përfaqëson interesat e organizatave kriminale.
Në komunikatën për media të Listës Serbe thuhet se Osmani është “satelit” i kryeministrit Albin Kurti, dhe, sipas këtij subjekti, ajo është në zyrë përderisa përcjell “verbërisht urdhrat e tij”.
“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe për fat të keq është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim, përfshirë të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, por jam komandante supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, edhe serbë, edhe turq e të komuniteteve të tjera”, ka thënë Osmani.
Kësaj i është përgjigjur sërish Lista Srpska, duke e komentuar Ushtrinë e Kosovës.
“Në anën tjetër, ne ju kujtojmë se ajo e prezanton vetën e saj si komandante supreme e një ushtrie, por ajo ushtri nuk guxon të vijë në veri të Kosovës, ushtri e cila ka pilotë por jo helikopterë, mos të flasim për tanke dhe aeroplanë”.
Sipas Listës Serbe, Osmani arriti të bëhet presidente falë dy deputetëve nga grupi parlamentar i saj.
“Ajo e di se falë cilit zyrtar të lartë të Listës Serbe, ata dy deputetë u pajtuan që ta votojnë atë të zgjidhet”, thuhet në njoftimin e partisë serbe në Kuvend, e cila eviton përmendjen e funksionit të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani e quajti listën serbe “të lidhur me struktura kriminale”, kur u pyet për një deklarim të këtij subjekti rreth saj, në konferencën me Presidentin slloven, Pahor.
Lista Serbe thotë se kur Osmani u zgjodh Presidente, “atëherë nuk ishim kriminelë për të”.
Tutje në njoftim ky subjekt politik ka shkruar se nuk e pranojnë Osmanin si presidente, por vetëm presidentin serb, Aleksandër Vuciqin./arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani