Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot në një konferencë për media tha se interesi i personave që duan destabilizim në Kosovë gjen mbështetje politike në Beograd.
Lista Serbe, në një komunikatë të lëshuar në faqen e tyre zyrtare thotë se kryeministri Kurti dëshiron t’i “sulmojë” serbët, ndërkaq nënkryetari Milan Radojiçiq dëshiron t’i mbrojë ata.
“Me lëvizjet e tij të njëanshme, Albin Kurti kërkon të fitojë pikë të lira politike duke ngacmuar popullin duarthatë serb dhe në këtë mënyrë është i vetmi që kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë rajon, i vetëdijshëm se nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e shqiptarëve, as të përmbush asnjë premtim të vetëm që ka bërë në fushatë. Ndryshe nga Albin Kurti që me çdo kusht dëshiron kaos dhe të sulmojë serbët, nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, së bashku me Listën Serbe është këtu për të mbrojtur popullin serb nga Prishtina, sepse na duhet paqe në këto kohë krize”, thuhet në njoftim.
Lista Serbe tutje thekson se shembujt e qëllimeve të liga të Kurtit janë të panumërta, derisa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos hesht ndaj “kërcënimit të paqes dhe të parandalojnë Kurtin që të provokojnë konflikt në rajon”.
“Duhet theksuar se shembujt e qëllimeve të liga të Kurtit janë të panumërta. Një seri incidentesh dhe shembujsh të dhunës institucionale që përmbyten me keqpërdorim të autoritetit, aplikim të tepruar, joproporcional të forcës brutale ndaj qytetarëve duarthatë serbë, të cilët janë pjesëtarë të njësive speciale të Kosovës si në veri, ashtu edhe në jug që kalojnë javë të tëra janë dëshmia më e mirë se Kurti dëshiron të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga habitatet e tyre shekullore. Sigurisht, në rrugën drejt realizimit të planit të tij, Kurti e kupton se kundërshtari është nënkryetari Radoiçiq dhe Lista Serbe që i mbledh të gjithë serbët nën një flamur. Prandaj nuk është për t’u habitur që më të mirët prej nesh dëbohen me akuza të rreme që serbëve t’u presin kokat, kurse Kurti pushtoi veriun pa asnjë shqetësim”, thuhet tutje në komunikatë.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan