Google ADS

Lista Serbe i kthehet Kuvendit

10:41 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Lista Serbe e cila në seancat e jashtëzakonshme për Demarkacionin me Malin e Zi po bojkotonte punën e Kuvendit, sot i është rikthyer këtij institucioni.

Kuvendi sot po mban vazhdimin e seancës së 8 shkurtit dhe të pranishëm në sallë tashmë janë edhe deputetët e Listës Serbe, shkruan Arbresh.info.

Kjo parti po e kushtëzon votimin e Demarkacionit me Asociacionin.

Për këtë arsye, seanca e jashtëzakonshme për miratimin e Demarkacionit ka dështuar dje në tentimin e tretë të saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme