Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, që nga 20 shtatori, kur Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e përkohshme.
Kryetarët që vijnë nga radhët e Listës Serbe kanë njoftuar se kanë refuzuar propozimin e komandantit të KFOR-it, që forcat e Njësisë Speciale të Kosovës të zëvendësohen me ushtarë të KFOR-it dhe vendimi për reciprocitet të mbetet në fuqi, shkruan arbresh.info.
” Në konsultim me qytetarët tanë, ne njëzëri hodhëm poshtë një propozim të tillë. Populli ynë dhe ne, përfaqësuesit e tij, nuk jemi gati të pajtohemi me synimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të hequr të drejtën për lirinë e lëvizjes, e cila është vlera e Evropës moderne ndër dekada dhe që duhet të zbatohet për serbët në këtë zonë”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë të publikuar në Facebook.
Kjo parti ka bërë të ditur se banorët serbë të këtyre komunave do të vazhdojnë të protestojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak, “për aq kohë sa është e nevojshme”.
“Për shkak të vendimit të njëanshëm të Prishtinës, serbët protestojnë në Jarinje dhe Bërnjak tash e nëntë ditë dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse nuk pajtohen me synimin e Prishtinës për të na futur në kafaze. Është një gënjeshtër se ne jemi të prekur nga kombësia e atij që na heq targat, por vetë qëllimi për t’i hequr ato. Pa marrë parasysh se çfarë uniforme kishte veshur dikush”, thuhet në reagimin e tyre.
Kryetarët e këtyre komunave kanë vazhduar me propagandën se gjoja forcat e armatosura të Njësisë Speciale të Kosovës po rrahin serbët me “duar të zbrazëta”.
“Dhe prania e forcave speciale të armatosura që rrahin serbët me duar të zbrazëta është arsyeja për masën dhe këmbënguljen e njerëzve tanë në luftën për të drejtën e lirisë së lëvizjes.”
Lista Serbe i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shfuqizojë vendimin për reciprocitet për targa për automjetet me targa të Serbisë, të largojë forcat e Njësisë Speciale nga pikat kufitare dhe të gjejë një zgjidhje përmes dialogut me Beogradin.
“Çdo gjë tjetër vetëm do të tensionojë situatën tashmë të ndezur, të cilën përfaqësuesit tanë po e mbajnë nën kontroll me shumë vështirësi, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit tanë po ngacmohen nga forcat speciale ROSU”, përfundon deklarata e tyre./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...