Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se ai do të shqyrtojë pjesëmarrjen e mëtejshme në Qeverinë e Kosovës.
“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, ka thënë Rakiç, shkruajnë mediat serbe. Sipas medieve serbe, “dhuna dhe sulmi i forcave speciale të Kosovës i kanë shqetësuar serbët në veri të Kosovës”.
E Goran Rakiq ka thënë se “ky nuk ishte vetëm sulm brutal klasik por një sulm terrorist më shumë mbi popullin të paarmatosur serb”.
Reagimi i tij vjen pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga njësia speciale e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.
Gjuriq pas arrestimit u dërgua në stacionin e Policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...