Google ADS

” Lista Serbe është pengesa e vetme për krijimin e Ushtrisë”

18:06 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kosova ende nuk ka arritur ta marr asnjë hap në lidhje me formimin e Ushtrisë së saj, kjo pasi janë numëruar disa pengesa të njëpasnjëshme.

Mirëpo, zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në një prononcim ka thënë, se vetmja pengesë për zvarritjen e formimin të Ushtrisë është Lista Serbe.

“Sa i përket FSK-së, ajo është e gatshme çdo ditë që të merret një vendim, por tani ky vendim është në dorën e kryeministrit, presidentit, nuk është në dorën e ministrisë së FSK-së”, tha ai.

Sipas Çekut, formimi i Ushtrisë është zvarritur nga 2014 dhe tani thotë se ka arritur në përfundim, mirëpo as ai nuk e definon se kur pritet që të ndodh ky proces i rëndësishëm për vendin.

“Nga 2014 ky proces është zvarrit mjaftë, por besoj se ky proces është në përfundim. I gjithë faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se Ushtria është e domosdoshme, pasi është punë e përgatitur gjatë, është punë e arsyetuar, është punë e argumentuar, është punë e dëshmuar se është në interes të të gjithë qytetarëve, por është edhe në interes të rajonit që Kosova ta ketë ushtrinë e saj”, është shprehur zv/ministri i FSK-së, për lajmi.net.

Kujtojmë, se Shefja e BE-së në Kosovës, Nataly Apostolova, ka thënë se duhet të bëhet një dialog me Listën Serbe që të dyja palët të pajtohen dhe të formohet Ushtria. Andaj edhe Çeku mendon se një dialog i tillë duhet të ndodh.

“Pengesa e vetme që ky proces të ndodh është Lista Serbe, kjo pengesë mund të tejkalohet vetëm me dialog”, është shprehu Çeku.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme