Lista Serbe është kthyer në Kuvend

10:41 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Deputetët e Listës serbe në Qeverinë e Kosovës, janë kthyer dhe po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepçën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin.

Një përpjekje për kthim u bë pak muaj më parë kur një grup i ndarë i Listës u kthye në Kuvend, duke përjashtuar dy deputetë të saj dhe duke zëvendësuar njërin ministër të Listës me një tjetër. Lista Serbe sërish doli nga institucionet e Kosovës dhe rikthimi i paralajmëruar mund t’i japë fund bojkotit disa muajsh./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme