Lista Serbe e quan provokim shpërndarjen e maskave nga FSK

16:00 | 24 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Lista Serbe ka reaguar ashpër ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kjo pasi që pjestarë të kësaj force u panë të martën duke shpërndarë maska mbrojtëse në Graçanicë e Partesh.

“Në emër të popullit serb, ne dënojmë ashpër provokimin e sotëm të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët, nën pretekstin e luftimit të virusit korona, shqetësuan njerëzit tanë në jug të lumit Ibër me automjete të blinduara. Ky provokim tinëzar është i paparë, dhe ne e kuptojmë qartë atë, por gjithashtu e dënojmë publikisht, qartë dhe me zë të lartë.” thuhet mesa tjerash në komunikatën e LS-së që kryetar e ka Goran Rakiq, ministër në qeverinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Që nga e hëna FSK-ja ka nisur aksione gjithë andej Kosovës për ofrimin e maskave për qytetarët e qytetaret kjo si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Nëse institucionet e Kosovës janë të sinqerta në synimin e tyre për ta bërë më të lehtë për serbët që të luftojnë COVID-19, atëherë ata duhet të mundësojnë zbatimin e procesit të vaksinimit në institucionet tona shëndetësore, dhe jo të ndalojnë shpërndarjen e vaksinave, dhe të kërcënojnë me arrestimin e mjekëve tanë në në mes të një pandemie”.

Automjetet e blinduara nuk janë një mjet për të luftuar një pandemi, por për të prishur paqen dhe qetësinë e njerëzve tanë.

Për këtë ka reaguar dhe drejtori në Zyrën e Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq , që e quajti “provokim të rëndë të Prishtinës”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme