Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ka drejtuar akuza në drejtim të Kosovës për mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Duhet të merret një hap i vogël që askush nuk dëshiron ta merr. I kemi ndjekur pothuajse të gjitha mbledhjet me diplomatët e huaj erdhën, në takim me Mitchellin, ai na dha shpresë se po të ketë diçka ndryshe në këtë aspekt”, thotë Jevtiq.
Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, ka komentuar edhe për dialogun. Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të zgjidhen problemet mes vendeve, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër Jevtiq ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e Listës Serbe karshi demarkacionit.
“…ne nuk do ta votojmë demarkacionin më Malin e Zi”, ka thënë ai për RTS-në.
Mirëpo nuk ka lënë pa folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku ka thënë se janë kundër.
“Ne si Listë Serbe e kemi një pozicion për këtë çështje, por nuk duhet t’i mbyllim dyert tona. Ne jemi kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ne do të shpjegojmë për këtë gjë kur është e nevojshme”, ka përfunduar ai./lajmi.net/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...