Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, të dielën bëri të ditur se Lista Serbe do të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, pavarësisht se nuk do ta mbështesë qeverinë.
“Nuk ka kushte që Lista Serbe ta votojë qeverinë e re, por do të marrë pjesë në institucione dhe do ta përmbushë mandatin e vet”, ka thënë Gjuriq. Megjithatë, nuk dihet nëse sot ka ndryshuar ky disponim.
Sipas këtyre deklarimeve nënkuptohet se Lista Serbe do të kërkojë votat për dy ministrat e saj, por nuk do të votojë qeverinë e Albin Kurtit.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar të dielën në Beograd pas konsultimeve me Qeverinë e Serbisë së subjekti politik që ai përfaqëson është ftuar vetëm njëherë në konsultime për Qeverinë e re të Kosovës.
“Kemi mësuar nga mediat se është arritur njëfarë koalicioni dhe kemi vendosur të mos e përkrahim atë qeveri ngase i besojmë vetëm Beogradit”, ka thënë Rakiq, pas takimit me kryeministren serbe Ana Bërnabiq dhe shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq./arbresh.info/
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...
Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2...
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit
Prishtina rikthen Donte Clarkun