Lista Serbe, kandidatët e së cilës janë zgjedhur për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, është dënuar me 6 mijë euro.
Lista Serbe është dënuar me nga 2 mijë euro për tri shkelje gjatë fushatës zgjedhore.
Siç bëhet e ditur të tri dënimet me nga 2 mijë janë dhënë për shkak të vendosjes së posterëve në vendet në të cilat nuk janë të paraparë të vendosen aty.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur më 19 maj në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës