Lista Serbe ka dorëzuar sot në PZAP ankesën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi sipas saj gabimisht është konfirmuar fakti i gjendjes dhe se janë bërë lëshime të mëdha në bartjen e rezultateve të sakta për kandidatët e kësaj partie në disa komuna.
Në një komunikatë të Listës Serbe thuhet se probleme të tilla ka pasur në vendvotimet në komunat Viti, Mitrovicë Veriore, Obiliq, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë.
“Në fakt, bëhet fjalë se shumë kandidatëve nuk u janë regjistruar numri i saktë i votave. Të themi, kandidatit Sllavko Simiq në listë me numrin rendor 1 në gjashtë komuna KQZ gjithsej e ka lënë pa regjistruar 554 vota të rregullta të cilat ai i ka fituar. Po ashtu, edhe kandidatëve tjerë Milan Nikoliq, Igor Simiq dhe Branimir Stojanoviq”, thuhet në komunikatë.
Lista Serbe paralajmëron se nëse PZAP, pavarësisht fakteve të dukshme dhe simptomatike të mos “regjistrimit të qëllimshëm të rezultateve” të cilat kjo parti ia ka paraqitur, sjell vendim negativ, atëherë Lista Serbe do të shqyrtojë vendimin për pjesëmarrje dhe njohjen e procesit zgjedhor të 11 qershorit.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...